Kapet një rrjet për trafikimin e emigrantëve mes Greqisë dhe Italisë

23:33 | 12 Dhjetor 2019
A. B.

Policia italiane kapi një rrjet trafikantësh, të cilët transferonin dhjetëra migrantë të Greqisë drejt jugut të Italisë.

“Rrjeti ishte i përbërë nga dy celula, një italiane, e drejtuar nga një italian dhe tjetra greke, e drejtuar nga një kurd sirian”, theksoi policia italiane në një komunikatë.

“Migrantët, të nisur nga vendi i tyre i origjinës, mbërrinin në Turqi dhe prej andej kalonin në Greqi, ku priteshin nga anëtarët e organizatës kriminale dhe strehoheshin në Athinë në pritje për t’u nisur”, sipas të njëjtit burim.

“Kur mbërrinte momenti i nisjes, migrantët transportoheshin kryesisht në ishullin e Korfuzit, ku strehoheshin në struktura turistike anonime para se të ngjiteshin në bordin e varkave që shkonin në Itali, në rajonin e Salentos, në Pulia”, shtoi policia.

Celula greke e kësaj organizate merrej kryesisht me paratë që jepnin migrantët para nisjes, 6 000 euro për person”, sipas të njëjtit burim

Operacioni i përbashkët i forcave të sigurisë greke dhe italiane u krye në koordinim me Eurojust, Njësia Europiane e Bashkëpunimit Gjyqësor.

Në sajë të këtij operacioni u kapën 99 migrantë klandestinë, 29 persona të përfshirë në këto trafiqe të paligjshme mes Greqisë dhe Italisë u identifikuan dhe 13 mandat arreste u lëshuan”, sipas policisë italiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme