Papa Françesku përsëriti thirrjen e tij globale për çarmatimin bërthamor dhe për një model të rritjes ekonomike më të gjelbër dhe më të drejtë.
“Parandalimi bërthamor mund të prodhojë vetëm iluzionin e sigurisë”, deklaroi ai në një mesazh për Ditën Botërore të Paqes, një festë që kisha Katolike e feston më 1 janar.
“Nuk mund të pretendojmë të ruajmë stabilitetin e botës nga frika e asgjësimit, në një situatë të paqëndrueshme, të pezulluar në prag të një gremine bërthamore dhe të mbyllur pas mureve të indiferentizmit”, shtoi ai.
Papa Françesku përmendi në mënyrë të veçantë “hibakushat”, fjalë japoneze që i referohet të mbijetuarave të bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, me të cilët u takua muajin e kaluar gjatë udhëtimit në Japoni.
Deri më tani, Papa ka folur në shumë raste për ndërmarrjen e veprimeve ndaj ndryshimit të klimës./ATSH/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre