Google ADS

Gjenden mbetjet e avionit të zhdukur me 38 persona në bord

19:46 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Shefi i Forcës Ajrore të Kilit konfirmoi se mbetjet e avionit të zhdukur që po udhëtonte për në Antarktidë me 38 persona në bord është gjetur të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjendja e mbetjeve të gjetura në avion e bën praktikisht të pamundur që të ketë të mbijetuar në këtë aksident”, tha komandanti i përgjithshëm i Forcës Ajrore të Kilit, Arturo Merino Nunez, në një konferencë shtypi së bashku me ministrin e Mbrojtjes Alberto Espina.

Mbetjet janë gjetur 500 kilometra larg nga rajoni Tierra del Fuego në Kili, u tha më herët në një deklaratë të forcave ajrore, por Merino Nunez nuk specifikoi vendndodhjen e saktë të tyre.

Të martën, forca ajrore deklaroi se avioni C-130 Hercules u rrëzua pasi humbi radio-kontaktin për më shumë se shtatë orë.

Sipas një deklarate, avioni po udhëtonte për në Antarktidë për të ndihmuar në mirëmbajtjen e objekteve në Bazën Presidente Eduardo Frei Montalva, bazë kiliane në pjesën veriore të kontinentit.

Në avion gjendeshin 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme