Google ADS

Diplomati sllovak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi?

18:50 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryediplomati sllovak Miroslav Lajçak, pritet të emërohet në pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, nga shefi i ri i diplomacisë evropiane Josep Borell.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

“Kam dëgjuar nga tri burime të ndryshme që Josep Borrell është duke e konsideruar seriozisht emërimin e Miroslav Lajcak si emisar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ministri Lajçak është i pëlqyeshëm, por nuk mendoj që një i dërguar special duhet të vijë nga një shtet jo-njohës”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në Twitter.

Deri tash Përfaqësues Special për dialogun kanë emëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti i Shtetit ka emëruar Matthew Palmer, ndërkohë presidenti Donald Trump ka zgjedhur ambasadorin Richard Grenell, në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë Serbi.

Të gjitha palët që janë të interesuara për vazhdimin e dialogut, Franca, Gjermania, SHBA e Bashkimi Evropian, janë duke pritur krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, në mënyrë që të fillojnë përpjekjet për kthimin e palëve në tavolinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme