Google ADS

Zyrtari i Listës Srpska: S’do të jemi pengesë për krijimin e Qeverisë

17:34 | 12 Dhjetor 2019
A. B.

Ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtic në një takim lamtumirës me ambasadorin italian në Kosovë ka deklaruar se Lista Serbe të cilës i përket nuk do të jetë pengesë në formimin e qeverisë së ardhshme.

Ministri në detyrë dhe Ambasadori italian, Pierre Cristoforo Sardi biseduan edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

Jevtic në takim i ka thënë ambasadorit se Lista Serbe nuk do të bëhet pengesë në formimin e qeverisë por do të kërkojë kërkesat minimale për serbët e Kosovës.

Në fund të këtij takimi është thënë se ka ende sfida në Kosovë dhe është obligim i të gjithëve për të kontribuuar në zgjidhjen e problemeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme