Një qendër e masazhit e cila ishte hapur së fundmi është mbyllur në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Siç bën të ditur Komuna e Ferizajt, inspektorati e ka mbyllur për shkak të mungesës së çmimores, librezës sanitare, pëlqimi minimalo-teknik dhe i kushteve higjieno-sanitare.
“Nga shkaqet e lartpërmendura dhe dyshimet për zhvillimin e dukurive amorale është mbyllur kjo qendër dhe ndaj saj ka nisur procedura hetimore e gjyqësore në zbardhjen e gjithë rrethanës së rastit”, thuhet në komunikatë.
Më tej kanë njoftuar se në Ferizaj aktualisht nuk funksionon asnjë biznes i kësaj natyre, e që sipas tyre, kjo është falë Inspektoratit të Komunës, për të bërë verifikimet përkatëse të dokumentacioneve të nevojshme.
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë