India kalon një projektligj kontravers të nënshtetësisë që përjashton muslimanët

16:40 | 12 Dhjetor 2019
A. B.

Vetëm një ditë pas miratimit të projektligjit për mosdhënien e nënshtetësive për muslimanët në Indi shkaktoi protesta masive në qytetet e Assam dhe Tripura.

Kryeministri i vendit e përshkruan këtë ligj si të nevojshëm për mbrojtjen disa nga persekutimi.

Por kjo është pasuar edhe me kritika, ku shumë persona e konsiderojnë si margjinalizim të muslimanëve dhe bie ndesh me kushtetutën e vendit.

Me mijëra qytetarë mbushën rrugët e Assam dhe Tripura orët e para të mëngjesit të ditës së sotme(12 dhjetor) me pishtarë dhe pankarta në duar.

Ata i druhen një dyndjeje masive emigrantës nga shtetet si Bangladeshi, Pakistani dhe Afganistani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme