Këngëtarja e njohur, Lady Gaga raportohet se “po takohet” sërish me ish-të fejuarin e saj, Christian Carino.
Christian dyshohet se e hodhi poshtë, Lady Gagan pas ndarjes së tyre dhe ajo duhej t’i thoshte që ta ndërpresë kontaktin me të.
Lady Gaga dhe ish i fejuari Christian Carino raportohet se janë përsëri në kontakt pas ndarjes së tyre në shkurt. Por, siç duket ata dëshirojnë të mbesin vetëm miq.
“Lady Gaga po flet përsëri me Christian, por si miq”, ka thënë një burim për Us Weekly. “Nuk ka asgjë që po ndodh atje”. Në fakt, Gaga nuk “po e takon seriozisht dikë tani”.Një burim i tha Us Weekly në prill se ylli amerikan “u tërhoq nga Christian” pas ndarjes së tyre dhe ajo “i tha atij të mos e kontaktonte më”.
Ndërkohë, një burim tjetër tha, “Ai ishte xheloz. Miqtë e saj nuk i pëlqenin atij”.
Kujtojmë se, çifti u nda në muajin në shkurt në mes të thashethemeve për Gagan dhe Bradley Cooper. /arbresh.info/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor