Google ADS

Maqedonia e Veriut, ulet pragu i alarmimit për ndotjen e ajrit

16:15 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Në pajtim me dispozitën e re nga 14 dhjetori pragu i alarmimit për ndotjen me grimcat PM10, ulet prej 188 miligramë në metër kub në 175 miligramë në metër kub përqendrimi mesatar ditor gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe parashikimi i marrë për gjendjen e motit në periudhën e ardhshme.

“Në pajtim me Dispozitën e re për ndryshimin dhe plotësimin e Dispozitës për vlera të kufirit për nivelet dhe llojet e substancave të ndotjes në ajrin e ambientit dhe pragun e alarmimit. afatet për arritjen e vlerave të kufirit, margjinat e tolerancës për vlerën e kufirit, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata ku është definuar pragu i alarmimit të grimcave të pezulluara me madhësi prej 188 8 mg/m3 dhe i njëjti arrin 175 mg/m3 përqendrim të mesëm ditor gjatë 2 ditëve të njëpasnjëshme dhe parashikimin e marrë për gjendjen e qëndrueshme të motit në periudhën e ardhshme”, bëjnë të ditur nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.

Në rast të tejkalimit të këtyre vlerave në dy ditë të njëpasnjëshme janë pushtet lokale dhe qendrore aktivizohen masa urgjente përuljen e ndotjes.

Pragu i alarmimit deri më tani ishte nëse në dy ditë të njëpasnjëshme përqendrimi i materieve në ajër është mbi 200 mikrogramë në metër kub./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme