Google ADS

Dritat e bredhi në Kaçanik kushtuan 10 mijë euro

15:36 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Shumica e qyteteve kanë përfunduar dekorimin për nder të festive të fund vitit.

E këtë do ta bëj edhe komuna e Kaçanikut, shkruan arbresh.info.

Kuvendi Komunal i kësaj komune muajin e kaluar kishte hapur ritenderin me titull “Dekorimi i qytetit për festat e fund vitit (Ritender)”.

E në përshkrim thuhet se do të bëhet dekorimi i sheshit me drita dekorative dhe bredha 2019-2020. Ndërsa shuma që ishte planifikuar të shpenzohej ishte 9.995 euro.

Pas hapjes së tenderit ofertën e tyre e kishin dërguar dy operator ekonomik ndërsa vetëm njëri ishte vlerësuar si i përgjegjshëm.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokuirimit Publik thuhet se fituese ka dalë N.T.SH. ” AR – DRITI “. Ky operator ka ofruar çmimin prej 9.700 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme