Ylli i Bayernit me vlerë 70 milionë euro kërkon rikthimin në Spanjë

15:39 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara reportohet se dëshiron ribashkim në Spanjë.

Spanjolli është në Bayern në vitin 2013 dhe ka qenë i pranishëm në 215 ndeshje duke shënuar 28 gola dhe ka kontribuar me 37 asistime.

Sport Bild beson që Thiago është i palumtur në “Allianz Arena” dhe dëshiron rikthimin në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.

Alcantara ka qenë në Spanjë te Barcelona dhe ka bërë 100 paraqitje duke shënuar 11 gola dhe ka arritur të bëjë 20 asistime.

Te gjiganti blaugranas ka fituar tetë trofe përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2011.

Tre klubet që ka më shumë interesim janë Atletico Madrid, Sevilla dhe Valencia./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme