Goditi gazetaren në të pasme gjatë raportimit live: 43-vjeçari kërkon falje pas videos virale

14:42 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Videoja që momentalisht është bërë virale në internet, është ajo e gazetares, e cila teksa reporton live një maratonë vrapi, në Savannah, Gjeorgji, goditet tek të pasmet nga burrë.

43-vjeçari, i quajtur Tommy Callaway, merret me shitje dhe njëkohësisht është drejtuesi i një grupi të rinjsh në kishë. E fyer në maksimum, gazetarja bëri një deklaratë publike ku dënoi gjestin e ulët dhe tha se diçka e tillë s’mund të përsëritet më kurrë tek asnjë grua tjetër.

Callaway, i cili është i martuar dhe baba vajzash, nuk ngurroi të kërkonte ndjesë publikisht duke thënë se “as nuk e mban mend ku i vendosi duart”.

“Isha në veprim e sipër. Po bëhesha gati të ngrija duart lart për të përshëndetur tek kamera audiencën, por përfundoi në një vendim të gabuar dhe bëra atë gjest. Preka shpinën e saj, nuk e di ekzaktësisht ku e kam prekur. Nëse do ta shihja reagimin në fytyrën e saj do të ndihesha shumë keq dhe i turpëruar. Do të kisha ndaluar, do kthehesha tek ajo për t’i kërkuar falje. Alex, më vjen keq. Eshtë një veprim i tmerrshëm. Ishte një gabim i tmerrshëm.”- u shpreh ai, pasi njerëzit e sulmuan keqazi pas veprimit me gazetaren.

Alex Bozarjian, nuk mendon se është ende gati të pranojë ndjesën e tij.

“Ai mori fuqinë time dhe unë po përpiqem ta kthej. Më duhet pak kohë. Goditja e tij pati një ndikim të rëndë tek unë.”

Aktualisht ajo ja ka lënë në dorë autoriteteve ta vlerësojnë veprimin e tij, ndërkohë që Callaëay është pezulluar nga gjithë garat e ardhshme të vrapit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme