Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka deklaruar se “asnjë vend nuk mund ta zëvendësojë Turqinë në luftën kundër DEASH-it”, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një konference për media të zhvilluar në Bruksel pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Borisov ka shprehur lëvdata për Turqinë.
Në pyetjen e një gazetari nëse Bullgaria do të marrë apo jo pozicionin e Turqisë në NATO, Borisov tha se Bullgaria nuk po përpiqet të zëvendësojë asnjë vend.
“Asnjë vend nuk mund ta zëvendësojë Turqinë”
“Asnjë vend nuk mund ta zëvendësojë Turqinë në luftën kundër DEASH-it. E shtrirë në dy kontinente nga pikëpamja strategjike ajo kontrollon ngushticat. Lufton kundër DEASH-it në një rajon të destabilizuar”, tha Borisov.
Ai vuri në dukje se Turqia është një vend i rëndësishëm dhe se falë Turqisë ka ndaluar plotësisht migracioni i paligjshëm drejt Bullgarisë. “Turqia i përmbahet marrëveshjes së saj me ne dhe nuk ka patur as edhe një hyrje të paligjshme të migrantëve nga Turqia drejt Bullgarisë”, tha Borisov.
“Nuk mbështesin zbatimin e sanksioneve ndaj Turqisë”, tha Borisov duke shtuar se edhe Stoltenberg ka dhënë deklarata pas vendimit të Turqisë për blerjen e pajisjeve ushtarake nga Rusia.
“Problemet duhet të zgjidhen me dialog dhe diplomaci. Nuk jam në pozicionin për t’i dhënë mend Kongresit Amerikan, por diplomacia duhet të luajë rol primar”, theksoi Borisov.
“Turqia luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit”
Stoltenberg në përgjigjen ndaj të njëjtës pyetje tha se të gjithë 29 aleatët e NATO-s luajnë një rol të rëndësishëm dhe të besueshëm.
Ai nënvizoi se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes vendeve anëtare, Aleanca së bashku vazhdon të ofrojë siguri dhe se Turqia është një aleate e rëndësishme.
“Turqia ka një rol kyç në luftën kundër terrorizmit. Turqia e cila është fqinje me Sirinë dhe Irakun ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën tonë kundër DEASH-it. Në të njëjtën kohë ajo ndodhet në një pikë kyçe edhe në krizën e migrimit duke strehuar 3.6 milionë refugjatë”, shtoi Stoltenberg.
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...