Liverpool sytë ka ylli i RB Salzburg

13:13 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Liverpool po shfaq interesim për sulmuesin e RB Salzburg, Takumi Minamino dhe po provojnë ta transferojë në afatin e janarit.

Lideri i Premierë Ligës beson që vlera e japonezit është 20 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

24-vjeçari ka impresionuar të gjithë në Ligën e Kampionëve gjithashtu ka arritur të shënojë në “Anfield”.

Trajneri Jurgen Klopp, dëshiron ta përforcojë sulmin dhe po e sheh Minaminon si lojtarin e duhur.

Për momentin “Reds” në sulm kanë Firmino, Salah dhe Mane, mirëpo ky i fundit është i lidhur me një kalim në PSG në fund të sezonit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme