Bashkia Shkodër ka bërë bilancin pas mbi konstatimeve në territorin e Bashkisë Shkodër pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4.
Në përfundim rezulton se ndërtesa të dëmtuara seriozisht dhe që kërkojnë ekspertizë në vlerësimin dhe përpilimin e aktit përfundimtar nga Instituti i Ndërtimit janë 35.
Ekspertiza e plotë
Kërkesa të regjistruara në Bashki janë 114.
A) Subjekte të inspektuara me akt konstatimi 71
• Banesa 48
• Institucione 22
• Infrastrukture 1
B) Në proces konstatimi 43
Ndërtesa të dëmtuara seriozisht dhe që kërkojnë ekspertizë në vlerësimin dhe përpilimin e aktit përfundimtar nga Instituti i Ndërtimit janë 35
(tridhjete e pese)
Më datën 04.12.2019, Bashkia Shkodër i është drejtuar me shkrese zyrtare “Kërkesë për mbështetje eskpertize”, Prefektit të Qarkut Shkodër, Z. Edi Rama Kryeministër, me kërkesën urgjente për ekspertë të specializuar për të realizuar inspektimin më të thelluar dhe përpilimin e aktit përfundimtar të vlerësimit për 35 objektet e dëmtuara seriozisht.
Njekohësisht kemi kërkuar edhe mbledhjen e jashtëzakonshme të shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës Shkodër për vlerësimin dhe marrjen e një vendimi lidhur me situatën e krijuar për qytetin e Shkodrës
Deri më tani Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje lidhur me kërkesën e saj./TCH
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën