Vidhet kabllo elektrike në Kalanë e Novobërdës

12:09 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje në objektin e Kalasë së Novobërdës.

Në njoftim thuhet se është vjedhur saktësisht një kabllo e rrymës elektrike, shkruan arbresh.info.

Rasti është ende nën hetime ndërsa nuk është arrestuar asnjë person.

“Objekti i Kalasë – Novobërdë, 10-11.12.2019, NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar raporton se në objektin e Kalasë persona të panjohur kanë vjedhur një kabllo të rrymës elektrike. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policiusë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme