Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar një person të kërkuar nga INTERPOL-i.
Përmes raportit 24 orësh, Prokuroria ka bërë me dije se ai është i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Përveç tij, është ndaluar edhe një person tjetër nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të kërkuar nga Interpoli, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve””, thuhet në raportin e Prokurorisë.
Gjuajti me armë pas një mosmarrëveshje, arrestohet i dyshuar...
Tahiri për seancën e jashtëzakonshme për FSK-në: Vetëm një q...
Ushtria kineze rrethon Tajvanin gjatë stërvitjeve “paralajmë...
Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë
Pesë raste të armëmbajtjeve pa leje gjatë 24 orëve të fundit...
Arrestohen tre persona, pasi sulmuan dy persona të tjerë në ...