Google ADS

Ministria e Punëve të Jashtme sot propozon Dane Taleskin për ambasador në NATO

11:36 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në seancë qeveritare do të dorëzojë kandidaturën e këshilltarit aktual të kryeministrit Zoran Zaev për Politikë të Jashtme, Dane Talevski, të emërohet për ambasador i Maqedonisë së Veriut në NATO.

Qeveria, të martën brifoi se Taleski është kandidati për ambasador për në NATO, në momentin kur pritet të zyrtarizohet anëtarësimi i vendit në NATO. Taleski, krahas këshilltar politik të kryeministrit është edhe koordinator nacional për NATO, përcjell telegrafi maqedoni.

Në mbledhjen e sotme duhet të zgjidhen edhe pozitat tjera për ambasadorë siç është ambasadori në SHBA dhe ne 26 vende tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme