Arrestohen 13 persona në Ferizaj për bixhoz

11:07 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh.info

13 pesona janë arrestuar në Ferizaj nënë dyhsimin e zhvillimit të lojës së ndaluar të bizhozit.

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se të dyshuarit në kohnë e arrestimit kishin qenë duke lujatur këtë lojë në dy tavolina, shkruan arbresh.info

Pronari i lokalit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh ndërsa të tjerët janë liruar pas intervistimit.

“Pas një hetimi paraprak,njësitet policore kan realizuar një aksion në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit .
Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt,përveq pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme