Katër komisione kuvendare në Maqedoninë e Veriut sot mbajnë seanca

09:45 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Në Kuvendin e Maqedonisë së veriut sot seanca do të mbajnë katër komisione, edhe atë Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive, Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Arsim dhe Sport dhe Komisioni Ligjvënës-juridik.

Në rend dite në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive janë propozim-ligjet për ndryshim të Ligjit për emrin personal, për ndryshim të Ligjit për letërnjoftim dhe ndryshim të Ligjit për dokumentet e udhëtimit, të tre në lexim të parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni për Shëndetësi do të shqyrtojë vetëm propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtë, në lexim të parë.

Komisioni për Arsim dhe Sport do të shqyrtojë vetëm propozi-ligjin për ndryshim të Ligjit për themelim të Fakultetit Tekniko-Teknologjik, Fakultetit për Veterinari dhe Fakultetit Juridik në kuadër të Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Manastir, me procedurë të shkurtë, të dorëzuar nga deputetët Aleksandar Kiracovski dhe Rexhail Ismaili.

Pikat e Komisionit për Shëndetësi dhe Komisionit për Arsim dhe Sport, do të shqyrtohen në seancën e Komisionit Ligjvënës-juridik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme