Javën e ardhshme mblidhet qeveria

08:13 | 12 Dhjetor 2019
V. S.

Javën e ardhshme pritet që kryeministri në largim Ramush Haradinaj të thërrasë mbledhjen e qeverisë.

Zëdhënësja e qeverisë Haradinaj, Donjeta Gashi ka thënë për portalin arbresh.info se janë duke pritur dokumente e nevojshme nga Ministria e Financave dhe javën e ardhshme do të thirret mbledhja e qeverisë.

Po ashtu edhe Lulzim Rafuna nga Ministria e Financave ka thënë se kjo ministri ka bërë të gjitha përgatitjet për mbledhje.

“Na jemi të gatshëm se i kemi bërë të gjitha përgatitjet sa i përket me i qit pensionet pagat e këto”, tha shkurt Rafuna për arbresh.info.

Këtë mbledhje e ishte paralajmëruar kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe vjen si pasojë e mos formimit të qeverisë nga partia fituese Vetëvendosje.

Ndërkohë mbledhja e fundit e qeverisë ishte ajo e 26 nëntorit pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri, ku u ndanë 500 mijë euro ndihmë nga Ministria e Financave të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme