Kreu i opozitës, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama e konsideron si një bekim tërmetin dramatik të 26 nëntorit, pasi do ta përdorë për qëllimet e tij. Gjatë takimit me ish-deputetë të Partisë Demokratike, Basha theksoi se numri i viktimave nga tërmeti do të ishte më i vogël nëse do të kishte funksionuar shteti.
“Sigurisht është situatë emergjence akoma dhe mund të ketë njerëz që ta shohin këtë si keqpërdorim politik të situatës. Ka një mënyrë për ta shmangur këtë – duke bazuar çdo denoncim dhe çdo qëndrim tonin tek faktet. Kjo do të thotë që prania jonë në terren duhet shumëfishuar.
Strategjia e tij është e qartë – ky e konsideron tërmetin një bekim për të dhe do ta përdorë që të harrohet gjithçka. Në radhë të pare, të harrohen përgjegjësitë për tragjedinë e paralajmëruar te 26 mentorit në Thumanë si pasoje e mosveprimeve te qeverisë pas 21 shtatorit 2019 dhe korrikut 2018 në Thumanë.
Janë viktima të cilat nuk duhet të ishin, nëse pushteti do të kishte ushtruar minimumin e përgjegjësisë. Ne u njohëm që në fillim me këtë fakt, por vendosëm moratorium derisa të përcillet edhe viktima e fundit”, ka deklaruar Basha./lapsi.al/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...