Pas tërmetit që tronditi vendin tonë, inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj, i ftuar në emisionin “Aktualitet” në FaxNews, foli mbi certefikimin e sigurisë së banesave pas tërmetit.
Inxhinier Beqaj theksoi se ceretefikata e sigurisë së një banesë nuk mund te jepet në një kohë të shkurtër, pasi do kohën e vet ekspertiza.
Po ashtu Beqaj ngriti problemin se në vendin tonë mungojnë laboratore speciale që u duhen inxhinierëve për të kryer ekspertizat.
“Ne si shoqatë inxhinierësh kemi qenë të organizuar në terren dhe jemi aktivizuar. Doja të jepja një mesazh për ato që këmbngulin për certefikatën e sigurisë së banesës.
Për të certefikuar një banesë është një punë e vështirë dhe do kohën e vet. Është një protokoll standard që duhet të zbatohet. Duhet të verifikojë shteti nëse projekti është zbatuar ashtu siç duhet apo jo.
Thoshte nuk po më jep një certefikate sigurie! Një ekspret i duhet të bëjë një sërë proceduarsh. Inxhinieri ka nevojë që të verifikojë nëse projekti është zbatuar ekzakt apo jo. Si mjeku me ekzaminimin e sëmundjes.
Duhet një protokoll standard, duhet të bëhen teste në terren me labaratore speciale. Ne na mungojnë dhe do të ishte mirë që me ndihmat që po ofrohet të blihen edhe aparatura që u duhet inxhiniereve për të kryer ekspertiza. Janë shumë para që do të duhen për vlerësimet reale. Askush nuk e thotë nëse nuk është bërë testi me këto pajisje.
Është e nevojshme një protokoll për vlerësimin e banesave dhe pallateve dhe ne po punojmë dhe do të kemi një variant zyratr së shpejti që do t’ia dorëzojmë qeverisë.
Duhet të gjejmë rrugën e përbashkët ne si inxhienierë, që të japim zgjidhje problematikave reale në terren.”- tha Beqaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...