Kërkohet dorëheqja e Lutfi Hazirit si kryetar i Gjilanit

18:00 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu ka kërkuar dorëheqjen e të parit të Gjilanit, Lufti Haziri.

Kjo pasi që sipas tij për të është më e rëndësishme të merret me lopë dhe dardha, sesa me problemin e kamotshëm të furnizimit me ujë, shkruan arbresh.info.

Kadriu thotë se sjellja e tij neglizhente është e papranueshme dhe për këtë duhet Haziri të japë dorëheqje që Komuna e Gjilanit të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ky është reagimi i Kushtrim Kadriut pa ndërhyrje

Për institucionet e Komunës së Gjilanit më e rëndësishme është të merret lopë e me dardha se sa me ujë.

Sot, në Gjilan u mbajt një debat i organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me temën: “A ka bërë zgjidhje komuna në lidhje e ujin e pijshëm, idetë dhe investimet?” Në këtë debat ishte paraparë të merrte pjesë edhe kryetari Haziri bashkë me vartësit e tij, por ai dhe njerëzit e tij e injoruan në tërësi atë, duke mos u paraqitur fare. Është shumë e dukshme që për Lutfi Hazirin dhe shoket e tij që e drejtojnë komunën, prioritet është Prishtina- presidenca, qeveria e asesi Gjilani. Dhe mu për këtë ky qytet po e paguan faturën e këtyre aventurave (të mbetura në tentativë), duke mbetur tërësisht i lënë pas dore.

Gjilani është pa zot shtëpie tash e gjashtë vjet, e si rezltat i kësaj qytetarët e tij po vujanë edhe për ujë. Kjo qasje e pushtetit, tash e njëzt vjet ka bërë që Gjilani ta ketë ende të pazgjidhur këtë problem. Edhe kur ndonjëherë pati ndonjë ide për zgjidhjen e këtij problem ato u injoruan në tërësi, siç ishte rasti i biznesmenit e humanistit z. Bejtullah Kqiku në vitin 2005.

Një sjellje e tillë e tejskajshmërisht neglizhente është e papranueshme. Nëse z. Haziri nuk ka kohë të mirret me Gjilanin, duhet të jap dorheqje dhe Gjilani duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme