Albin Kurti: Ligji për paga do të hyjë në fuqi

15:03 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër të Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Sindikatave të Shëndetësisë, të Policisë dhe të Arsimit, transmeton arbresh.info.

Në takimin e mbajtur të mbyllur për medie u diskutua ligji për paga i cili planifikohet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2020.

Pas gjasave të pezullimit të këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese, drejtuesit e Sindikatave të Shëndetësisë, të Policisë dhe të Arsimit kanë paralajmëruar protesta, raporton arbresh.info.

Blerim Syla nga sindikata e Shëndetësisë në një prononcim për shtyp tha se takimi është zhvilluar për ta informuar Albin Kurtin në lidhje me shqetësimet e punëtorëve të shëndetësisë.

“Jemi takuar sot me zotin Kurti për të diskutuar në lidhje me Ligjin për Paga dhe për ta informuar në lidhje me shqetësimet e punëtorëve. Jemi në një situatë që pasi që as Qeveria ende nuk është themeluar por shpresojmë që ligji për paga të hy ne fuqi e të mos kemi probleme të shkojmë në protesta”, tha Syla.

Ndërsa Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rahman Jasharaj, duke folur për këtë takim tha se nuk mund të përjashtohet mundësia e grevave.

” E kemi diskutuar me zotin Kurti ligjin për paga që është shqetësim kryesor i punëtorëve të arsimit.  Nëse ky ligj nuk hyn në fuqi atëherë nuk përjashtohet mundësia e protestave.”, tha Jasharaj

Edhe Shaban Tasholli nga Sindikata e policisë tha që policia ka të drejtë të merr pjesë në protesta por ka të drejtë të organizojë greva.

” Policia nuk ka të drejtë të organizojë protesta por ka të drejtë të organizojë greva. Nëse Ligji për Paga nuk kalon atëherë ne do të organizojmë greva.” tha Tasholli. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme