Google ADS

Talibanët marrin përgjegjësin për sulmin ndaj bazës së NATO-s

15:34 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Lëvizja radikale talibane ka marrë përgjegjësinë për një sulm me makinë bombë që goditi një bazë ajrore të NATO-s në rajonin Bagram të krahinës lindore Parvan të Afganistanit.

Sipas zëdhënësit të lëvizjes, Zabihullah Mujahid, militantja e tyre shpërtheu një kamion me ngarkesë eksplozive pranë bazës për të hapur rrugën që të tjerët të futeshin në objekt, transmeton portali arbresh.info.

Një grup luftëtarësh talibanë hynë në të, duke vrarë “dhjetëra” ushtarë të huaj dhe punonjës të bazës, deklaroi ai.

Lëvizja gjithashtu mohoi raportet në lidhje me një spital apo xhami që ishte në shënjestër të sulmit, si dhe viktima midis civilëve. Sipas talibanëve, “operacioni i tyre në bazë” është ende në vazhdim.

Më herët gjatë ditës, media raportoi se një makinë bombë kishte shpërthyer afër një konvoji të NATO-s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme