Dhurata Dora, e cila tashmë ka kaluar kufijtë me projektet e suksesshme ndërkombëtare siç duket nuk ka të ndalur.
Këngëtarja shqiptare së fundmi është ngjitur në skenën e “Redbull Soundclash 2019” në Stuttgart të Gjermanisë para rreth 15 mijë personave.
E njëjta i është bashkangjitur hip hop yllit shqiptar, Azet, gjatë performancës të këngës së tij në gjuhën shqipe, “S’kam kohë”.
Interpretimi i tyre u duartrokit nga mbarë publiku dhe ky projekt doli edhe më bukur i kënduar nga dy yjet.
Performancën e tyre të mahnitshme mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
View this post on Instagram
Në ndërkohë, pjesë e këtij evenimenti madhështor ishte edhe reperja nga Lucerni, Loredana Zefi, teksa interpretoi disa nga hitet e saj.
Ditë më parë, Lori u shpall një nga artistet më të dëgjuara në Zvicër që mblodhi një shifër mbresëlënëse- plot 280 milionë transmetime në platformën Spotify në vitin 2019.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...