Google ADS

Liverpool i bashkohet garës për Neymar

13:52 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Liverpool është duke shfaqur interesim për sulmuesin e PSG-së, Neymar.

Braziliani në afatin veror ishte i lidhur me një rikthim në La Liga me Barcelonën dhe Real Madrid të interesuar, transmeton portali arbresh.info.

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë në vitin 2017 kur u transferua në PSG për 199 milionë euro, mirëpo nuk është i lumtur.

Sipas Le Parisien, shumë klube janë duke konsideruar mundësinë për të transferuar kapitenin e Brazilit në fund të sezonit.

Liverpool i është bashkuar kësaj gare se bashku me rivalët Chelsea dhe Manchester City.

Disa spekulime thonë që trajneri Jurgen Klopp ka kontaktuar agjentin e lojtarit për një transferim të tillë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme