Google ADS

Sonte ndeshja interesante ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Yllit

12:29 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Sonte (e mërkure) do të zhvillohet ndeshja e papërfunduar në xhiron e nëntë mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Ylli.

Dy skuadrat kanë statistika të njëjta, nga 10 fitore dhe tri humbje, transmeton portali arbresh.info.

Në xhirot e fundit, Prishtina dhe Ylli kanë arritur të fitojnë nga tri pikë, gjë që e bën ndeshjen e tyre mjaftë interesante.

Për momentin të dy klubet kanë nga 23 pikë dhe renditën në vendin e tretë dhe katër, dy pikë me pak se Rahoveci dhe Bashkimi që janë në pozitat një dhe dy.

Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 19:00 në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme