Sonte (e mërkure) do të zhvillohet derbi kosovar në Ligën Ballkanike. Rahoveci e pret Pejën në përballjen që fillon nga ora 19:00 në palestrën “Mizair Isma”.
Vreshtarët do të kërkojnë fitoren e parë në BIBL, ku deri më tani kanë pësuar katër humbje, kurse pejanët kanë dy fitore dhe një humbje.
Në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave në Ligën Ballkanike, fitore shënuan verdhezinjtë.
Për Rahovecin kjo është hera e parë që marrin pjesë në BIBL, derisa Peja është rikthyer në këtë garë dhe shpreson që të triumfojë në fund.
Ndeshja e sotme pritet të jetë shumë interesante me dy skuadrat që kanë treguar lojëra të mira edhe në Superligën e Kosovës në basketboll./arbresh.info.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën