Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Xhaferi deklaroi se ndryshimi i Ligjit për Gjuhët varet nga partitë më të vogla shqiptare.
Ai tha se deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë mundësi procedurale të dorëzojnë propozim për ndryshimin e ligjit, por shtoi se duhet të kenë parasysh, se ai ligj është miratuar me shumicë badenteri, kështu që edhe ndryshimet e propozuara duhet të votohen me atë shumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vendimi përfundimtar nëse ligji do të ndryshohet ose jo, është tek deputetët joshumicë të partive shqiptare. Propozuesi i ndryshimeve duhet ta sigurojë mbështetjen e tyre, ndërsa unë nuk besoj se tek partitë më të vogla shqiptare ka disponim për ndryshim të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, tha Xhaferi.
Sipas tij, rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk janë detyruese.
“Pohimet e Komisionit në pjesën e institucioneve, se ata nuk janë të gatshëm për zbatimin e ligjit, është problem i institucioneve. Çdo institucion duhet të sigurojë infrastrukturë adekuate për zbatimin e ligjeve që i sjell Kuvendi”, deklaroi Xhaferi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...