Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar rreth 44 milionë euro më shume se vitin e kaluar.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në një konferëncë për medie, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se ATK ka 20 milionë euro borxhe më pak.
“ATK ka inkasuar 465.7 milionë euro, 44 milionë me tepër se viti i kaluar. Këto janë arritur krahas punës së madhe të ATK-së. ATK ka rritur fuqishëm përformancën e saj. Mbledhja e borxheve është indikator që në të kaluarën është akuzuar për performancë negative. Këtë vit, si rezuktat i llogaridhënies, në këtë vit, 20 milionë euro kemi borxhe më pak. 42% ka qenë efikasiteti i kthimit të borxheve”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se as kjo mbledhje e borxheve nuk është e knaqshme për ATK-në.
“Nuk janë të knaqëshme, por na inkurajojnë në mbledhjen e borxheve. Duhet ta shfrytëzojm këtë vendimmarrje të qeverisë që të jemi më të fuqishëm në këtë drejtim e mos të kemi vjetërime të borxheve”, ka shtuar ai.
Murtezaj ka njoftuar se deri në vitin 2021 do të realizohen 17 reforma në fusha të ndryshme në mbledhjen e borxheve.
“2019-2021 është paraprë që të realizohen mbi 17 reforma në 20 fusha. Konsolidimi i mbledhjes së detyrueshme. Të bëhet shorendarja e barabartë e punëve të zyrtarëve, të arrihet efikasiteti i mbledhjes. 250 konfiskime gjatë këtij viti që është numër rekord. Nuk kemi dallime në sektor, bëhet konfiskimi në të gjithë sektorët. Trajtohet njësoj qoftë biznes i madh apo i vogël”, tha ai.
E zëvëndesdrejtori Nijazi Asllani, theksoi se llogaridhënia dhe përgjegjësia nga ana e ATK-së do ta mundësojë që edhe tatimpaguesit t’i përfundojnë obligimet e tyre.
“Veprimi korrekt dhe i barabartë i tatimpaguesve. Përveç shërbimeve edhe veprimet tona ndaj atyre që vazhdojnë të mos jenë korrekt në punën e tyre. 42% krahasimi i borxheve me vitin e kaluar. Llogaridhënia është elementi kryesor dhe përgjegjësia”, ka thënë ai.
Asllani njoftoj se tatimpaguesit kanë filluar të kryejnë obligimet e tyre me këste, andaj thotë ai se rezultatet janë konrekte dhe të prekshme krahasuar me vitet e kaluara.
“Nëse ne rrisim llogaridhënien dhe serizoitetin edhe ata do t’i kryejnë detyrimet e veta tatimore. Kemi rezuktate konkrete dhe të prekshme. 73 milionë është si rezultat i marrëveshjeve me tatimpaguesit për kryrejen e detyrimeve të tyre me keste. 119% më shumë se vitin 2018. Krijimi i borxheve të krijuara me vite të tëra. Këto rezultate na inkurajojnë. Ttatimpaguesit kanë filluar me përfundimin e detyrimeve të tyre”, u shpreh ai./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...