Google ADS

Pas Metës, në Prokurori edhe Ardian Dvorani

10:39 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Pas Presidentit, Ilir Meta në Prokurori është thirrur edhe kreu i KED, Ardian Dvorani.

Ai u paraqit në organin e akuzës dhe siç ka deklaruar edhe më parë, do të dëshmojë në respekt të ligjit.

Një ditë më parë në Prokurorinë e Tiranë u paraqit edhe kreu i shtetit Ilir Meta, i cili për një orë dëshmoi mbi padinë e depozituar ndaj Dvoranit.

Meta tha se rasti është tmerrësisht flagrant dhe prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike. Ai u shpreh se janë të gjithë provat për të vepruar ndaj Dvoranit./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme