Sipas EMSC, goditja e parë sizmike ka qenë me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, e cila u pasua nga dy lëkundje të tjera me magnitudë 4.5 dhe 4.4.
Epiqendra e tërmetit në Turqi ka qenë perëndim të vendit, 17 km nga qyteti Bigadic, ndërsa vatra e lëkundjeve ka qenë me thellësi 10 km.
Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik dhe frikë tek banorët, të cilët raportohet se kanë dalë jashtë banesave.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale.
Turqia njihet si një nga vendet me aktivitet sizmik më të lartë në botë.
Një nga tërmetet më të fuqishëm që ka goditur Turqinë në vitet e fundit, ishte ai i 1999 me magnitudë 7.5, ku humbën jetën më shumë se 17 mijë persona, mbetën të plagosur 100 mijë të tjerë.
Gjithashtu nga ky tërmet i fuqishëm u shkatërruan 130 mijë ndërtesa dhe mbetën pa strehim rreth 600 mijë njerëz.
Pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë, u arrestuan 279 zyrtarë, ndërtues dhe urbanistë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...