Në Stamford Bridge zhvillohet ndeshja e fundit e fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Lille.
Blutë duhet të fitojnë për ta pasur të sigurt kualifikimin e mëtutjeshëm në fazën e eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klube.
Skuadra franceze nuk ka kurrfarë motivi për këtë sfidë, duke qenë se nga pesë ndeshjet e mëparshme ka arritur të arkëtojë vetëm një pikë.
Trajnerët Frank Lampard dhe Christophe Galtier i kanë zgjedhur formacioent me të cilat do ta nisin lojën në këtë sfidë.
Formacioni startues i Chelseat: Arrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Zouma, Emerson; Jorginho, Kante, Kovacic; Pulisic, Abraham, Willian.
Formacioni startues i Lille: Maignan; Zeki Celik, Djalo, Gabriel, Pied; Yusuf Yazici, Xeka, Soumare, Maia; Araujo; Remy.
Ajaxi dhe Valencia zhvillojnë takimin tjetër të Grupit H, ku skuadra holandeze kualifikohet edhe me barazim, ndërsa ekipit spanjoll i nevojitet domosdoshmërisht fitorja për të mos lënë asgjë hapur. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...