Ylli i muzikës popullore, Remzie Osmani dhe vëllai i saj, Nexhati, kanë vizituar familjen Abazi në Gjilan, dy djemtë e së cilës humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.
Vëlla e motër janë solidarizuar me familjen Abazi ku kanë vendosur që paratë e fituara nga një koncert që kishin në Boston, t’i japin për familjen nga Gjilani, shkruan portali arbresh.info
Këtë e ka bërë të ditur vet Remzie Osmani e cila ka publikuar disa fotografi të shkrepura gjatë takimit me familjen Abazi.
“Koncerti i te ardhurave tona ne Boston, ju dedikua familjes Abazi qe humben dy djemt ne termetin e Shqiperise”, ka shkruar këngëtarja. /arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...