Ngriti gishtin e mesit në prani të fëmijëve, Stresi i reagon ashpër Edi Ramës

17:37 | 10 Dhjetor 2019
A. B.

Reperi i njohur nga Shqipëria Stresi, i ka reaguar publikisht kryeministrit , Edi Rama, për një fotografi të tijën e cila po qarkullon në internet, ku shihet me gishtin e mesit të ngritur në një ambient ku ka plotë fëmijë.

Në këtë imazh, Edi Rama shihet teksa po tregonte gishtin e mesit, disa të rinjve që protestuan duke u shprehur “Rama ik”, shkruan portali arbresh.info

Reperi nuk e ka toleruar këtë skandal, e ka reaguar përmes rrjetit social ‘Instagram” duke publikuar në InstaStory fotografinë me një shkrim ofendues ndaj kryeministrit Rama.

“Fute në prapa***** e Erionit gishtin o ndyrësirë se ka fëmijë aty”, kanë qenë fjalët e reperit në reagimin e tij.

Kujtojmë se reperi i njohur ishte ndër njerëzit që janë angazhuar shumë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme