Në një ceremoni solemne të organizuar në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rektori i këtij universiteti, prof. dr. Marjan Dema është nderuar me titullin “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës”, nga Komiteti Botëror i Paqes.
Për përzgjedhjen e tij si ambasador i këtij Komiteti, rektori Dema tha ndjehet shumë i nderuar.
“Unë deri me tani kam pranuar disa çmime, ndër të tjera: çmimin “Nderi i qytetit të Klinës”, urdhërin “Oficer i Palmës Akademike” nga presidenti i Francës, si dhe “Nderi i Mirditës”. Mirëpo, ky çmim për mua është i veçantë sepse paqja në jetën time gjithmonë ka zënë dhe do të zë një vend të rëndësishëm”, tha ai.
E zëvendëspresidenti i Komitetit Botëror të Paqes, dr. Rabit Sadikut, i cili ia dorëzoi rektorit këtë titull, tha se ndihet i privilegjuar që këtë titull ia dhuron një misionari të paqes e dijes, siç është rektori Dema.
“Ndihemi i privilegjuar që në këtë ceremoni të veçantë më jepet rasti që në emër të Komitetit të Paqes në 202 vende të botës, të nderojmë rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Dema”, tha ai.
Në këtë ceremoni u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, e cila do krijojë mundësi për shkëmbim reciprok të mësimdhënësve, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbimin e përvojave me universitetet e ndryshme frankofone nga Franca dhe Zvicra, e mundësi të tjera kulturore e akademike.
Drejtori i këtij instituti, z. Tahir Shabani uroi rektorin për titullin, si dhe tha se është i lumtur për formalizimin e këtij bashkëpunimi.
“Është vërtetë emocionuese që miku ynë, miku i gjithë shqiptarëve prof. dr. Marjan Dema të nderohet me këtë titull. Ky titull nuk e nderon vetëm rektorin, por gjithë stafin e Universitetit të Prishtinës dhe tërë Kosovën”, tha ai.
Për të nderuar rektorin në këtë ceremoni erdhi edhe ish-deputeti i kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz, i cili e uroi Demën për titullin e pranuar.
Titulli “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës” dhurohet nga Komiteti Botëror i Paqes për personalitetet që kontribuojnë për paqen, edukimin dhe shkencën.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...