Reali i gatshëm ta lejojë sulmuesin Brahim Diaz të largohet

15:13 | 10 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Real Madrid janë të gatshëm ta lejojnë sulmuesin Brahim Diaz të largohet në afatin dimëror.

20-vjeçari nuk është në formacionin e trajnerit Zinedine Zidane dhe është i lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”.

I interesuar për sulmuesin është gjiganti italian AC Milan, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo shitja e tij nuk po dëshirohet nga “Los Blancos”, por gjiganti spanjoll dëshiron ta lërë të lirë në formë huazimi.

Diaz është në listën e lojtarëve që mund të luaj ndaj Club Brugge nesër në kuadër të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme