Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore bën bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Qarkun e Durrësit deri më tani.
Sipas saj, në këtë qark deri më tani janë inspektuar 6298 objekte, prej të cilave rezultojnë 1996 të pabanueshme, ndërsa 1038 për tu prishur.
Ndërsa sa i përket objekteve të prishura deri më tani rezultojnë 46 objekte të shembura gjithsej deri tani në këtë qark.
Numri total i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona.
Në Manzë, prej ditës së djeshme, kampi ku qëndronin familje të prekura është liruar plotësisht dhe nuk ekziston më si strukturë shërbimi dhe strehimi.
103 banorët që jetonin në të, tashmë janë akomoduar në njësitë lëvizëse të banimit, ndërsa një pjesë e tyre shprehën vullnetin për të qëndruar në çadra pranë shtëpive të tyre përkatëse. Në këtë rast, për këta banorë, është garantuar nga strukturat shtetërore pajisja më çadra, shtretër portativë, paketa ushqimore dhe veshje, informoi Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive./oranews
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...