Rodrygo: Kur takova Zidane isha shumë nervoz

14:58 | 10 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo Goes ka pranuar se ishte shumë nervoz kur ka takuar trajnerin Zinedine Zidane.

18-vjeçari u transferua verës te “Los Blancos” nga Santos dhe ka qenë impresionues në “Santiago Bernabeu”, pasi ka arritur të shënojë disa gola në La Liga dhe hat-trick në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo braziliani ka pranuar se kur e ka takuar teknikun francez ka qenë shumë nervoz, transmeton portali arbresh.info.

“Kur takova Zidane isha nervoz. Shikoja videot e tij kur ishte lojtar dhe tani është trajneri im”

“Ishte çmenduri, isha i gëzuar që e takova, mirëpo isha shumë nervoz”

Rodrygo nesër pritet të luajë nga minuta e parë kundër Club Brugge./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme