Cheslea është i gatshëm të shesë mbrojtësin Marcos Alonso dhe dy sulmuesit Olivier Giroud dhe Pedro në afatin e janarit.
Chelsea ka të drejtë të transferojë lojtarë në afatin dimëror, pasi dënimi që kishte nga FIFA u heq, transmeton portali arbresh.info.
Frank Lampard ka të drejtën për të shpenzuar 150 milionë euro dhe ka si synim të transferojë disa lojtarë.
Mirëpo, sipas Goal, disa nga lojtarët e “Bluve” priten të shiten pasi janë të papërshtatshëm për formacionin e teknikut anglez.
Alonso nuk ka luajtur për “Blutë” në pesë ndeshjet e fundit në Premierë Ligë dhe është i kërkuar nga Inter me trajnerin Antonio Conte që e ka stërvitur më herët.
Giroud dhe Pedro kanë situatën e njëjtë si Alonso, pasi nuk po arrijnë të luajnë në formacionin e parë ngase Tammy Abraham vazhdon me formën e shkëlqyer.
Pedro është i lidhur me një kalim në Amerikë, derisa Giroud po kërkohet nga një numër i madh i klubeve në Itali./arbresh.info.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën