Google ADS

“Dnevni Avaz”: Pas vendosjes së taksës, eksporti i BeH në Kosovë ra 97 për qind

13:00 | 10 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Pas vendosjes nga autoritetet e Kosovës të taksës 100 për qind ndaj produkteve nga Bosnja e Hercegovina dhe nga Serbia, eksportet e BeH në Kosovë gjatë nëntë muajve të sivjetshëm ka rënë 97,04 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan gazeta “Dnevni Avaz” e Sarajevës, transmeton Koha.net.

Njëherësh me 25,6 për qind ka rënë edhe importi i BeH nga Kosova.

Nga Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike iu tha agjencisë së lajmeve Srna se eksporti i BeH në Kosovë në tre çerekët e parë të vitit 2019 kap vlerën e 3,2 milionë KM (1 euro ka vlerën e 1.96 markave konvertibile, monedhës së BeH)dhe është më pak për 105,03 milionë KM, ndërsa importi nga Kosova kapte shumën e 10,71 milionë KM, përkatësisht 3,69 milionë KM më pak se në tre çerekët e parë të vitit 2018.

Në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH rikujtojnë se autoritetet e Kosovës kanë thënë në janar të këtij viti gjatë një takimi në Sarajevë se taksa 100 për qind do të hiqej nëse BeH pranon pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme