Përkundër se është e re në skenën muzikore shqiptare, Diona Fona është shndërruar në një prej artisteve më favorite të momentit.
Projekti i saj më i fundit muzikor në bashkëpunim me EAZ ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar, i cili përmes votave, e ka shpallur “Ti je” për tre javë rresht këngën më të bukur në listën prej 100 këngësh.
E pyetur nga “Top Awards” se si ndihet për këtë sukses, këngëtarja është shprehur: “Unë po ndihem shumë mirë dhe e lumtur nga mbështetja dhe komentet për këngën e re në bashkëpunim me EAZ, e cila ndodhet për të tretën javë në vendin e parë. Dua të falenderoj “Top Awards” dhe të gjithë ata që më përkrahën gjatë gjithë kësaj kohe dhe vazhdojnë ta pëlqejnë këngën “Ti je”.
Diona ka treguar gjithashtu se thellë-thellë ndjente që kënga do pëlqehej pasi që në momentin e parë që e kishte dëgjuar ishte dashuruar por pavarësisht kësaj ajo nuk e priste gjithë këtë sukses të madh.
Edhe pse ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit, ky projekt e ka renditur Dionën për herë të parë në krye të “The Top List”, duke treguar kështu që Diona ka luftuar fort derisa të arrijë këtë sukses.
“Gjithmonë kur publikoj një projekt lutem për sukses por nuk pres shumë në mënyrë që të mos zhgënjehem“, tregon ndër të tjera Diona por duket se me këtë prurje muzikore lutjet kanë qënë të mëdha dhe suksesi i garantuar.
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...