Federata e Futbollit e Kosovës ka dhënë detaje për miqësoren me Kombëtaren e Suedisë, që do të zhvillohet më 12 janar, përmes një konference për shtyp, ku folën menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, dhe ndihmës-trajneri Muharrem Sahiti.
Për shkak që kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet jashtë kalendarit të UEFA-s për ndeshje kombëtare, futbollistët do të jenë të angazhuar me klubet e tyre dhe kjo ka ngjallur raportimet se trajneri Bernard Challandes do të ftojë lojtarë nga Ipko Superliga, transmeton Gazeta Express.
Këto spekulime i nxiti edhe më shumë menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, në konferencën për shtyp, duke thënë se do t’u jepet mundësi edhe lojtarëve të tjerë përveç atyre kryesorë.
“Federata ka tentuar të organizojë ndeshje të tilla ku i jepet rast edhe lojtarëve të tjerë përveç atyre lojtarëve kryesorë. Ndeshja e Suedisë mbahet në vazhdën për t’i dhënë më shumë kohë shtabit teknik dhe lojtarëve”, tha Shala.
“Është ndeshje që zhvillohet jashtë kalendarit të UEFA-s dhe shumica e lojtarëve do të jenë angazhime me klubet e tyre dhe nuk mund të gjejnë kohë për ndeshjen në janar. Trajnerët do të jenë në kontakt me ta pasi të definohet lista”.
Ai tha se para kësaj ndeshje në Katar do të realizojnë katër stërvitje. Ndërsa tha se po punojnë që të realizojnë edhe një miqësore tjetër më 16 janar.
Para se të zhvillohet kjo ndeshje, Kosova do të mbajë stërvitje në Katar. Ndërsa, Shala i ka komentuar edhe spekulimet se Kosova do ta zhvillojë atje edhe një miqësore tjetër.
“Do t’i kemi 4 stërvitje. Për shkak të kushteve klimatike është shumë vështirë të punohet këtu dhe stërvitjet do të zhvillohen në Katar. Ka kontakte për të zhvilluar edhe një ndeshje miqësore , po nëse zhvillohet ndeshja tjetër do të jetë me 16 janar po njëherë e konfirmuar është vetëm ndeshja me Suedinë”, shtoi Shala.
Në anën tjetër, ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, tha se kjo ndeshje miqësore po vjen në një kohë të papërshtatshme, mirëpo se Kosova nuk e ka luksin t’i refuzojë klubet.
“Kemi organizuar këtë ndeshje dhe do të jetë shumë e mirëseardhur edhe pse është një kohë e papërshtatshme se disa janë në pushime por nuk kemi mundur me e refuzu këtë ndeshje. Tash jemi duke punuar rreth grumbullimit se cilët lojtarë do të na bashkohen”, tha Sahiti.
“E para nuk është datë e UEFA dhe vështirë është të grumbullohen lojtarët e grupit A por jemi duke bisedua me disa lojtarë që i kemi në shtetet skandinave dhe këto ditë po presim se cili lojtar do të na bashkohet nga jashtë”.
“Ne kemi vëzhguar edhe Superligën e Kosovës dhe kemi thënë gjithmonë që kombëtarja i ka dyert e hapura për të gjithë futbollistët. Kontaktet i kemi edhe me Herolind Shalën që të shohim ku është pas lëndimit”.
“Zyrtare do të jetë nga 8 janari në Katar dhe do ta shohim mundësinë a mund ti ftojmë lojtarët. Çdo ndeshje miqësore është e rëndësishme dhe gjithmonë përvoja përfitohet kur ke eksperienca me skuadra të forta”, përfundoi Sahiti. /Gazeta Express/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...