Universiteti i Tiranës nis sot mësimin pas pezullimit për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
Një ditë më parë, dekanët bënë publike akt-ekspertizën e Institutit të Ndërtimit për gjashtë fakultetet, përfshirë dhe rektoratin që i shpallë godinat të sigurta.
Dekanët garantuan siguri për mbarëvajtjen e procesit akademik pas lëkundjeve të forta sizmike, që shkaktuan dëme në shumë objekte.
Bordi i Administrimit ka vendosur të dhurojë një fond solidariteti në vlerën e 5 milionë lekëve për familjet e prekura nga tërmeti fatkeq, ndërsa studentë të shumtë po vazhdojnë me mbledhjen e ndihmave. Përveç kësaj, 60 studentë të Ekonomikut në profilin Menaxhim, risku do të jenë në dispozicion të strukturave të shtetit për menaxhimin e situatës.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule tha se do të janë 60 studentë ekselentë në fushën e menaxhimit të riskut që do të jenë në dispozicion të strukturave të shtetit që po merren me menaxhimin e kësaj situate.
Fakulteti i Drejtësisë është ai që ka pësuar dëme, që sipas dekanit Artan Hoxha janë rikuperuar. “Struktura e ndërtesës sonë, sipas tri inspektimeve që janë kryer, rezulton ta ketë përballuar me sukses tërmetin dhe pasgoditjet. Ne kemi bërë disa riparime të shpejta dhe jemi të gatshëm që nesër programi të rivazhdojë me strukturën mësimore”, tha ai.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...