Sot (e martë) do të zhvillohen tetë ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja më e rëndësishme do të zhvillohet në “San Siro” mes Interit dhe Barcelonës, pasi fitorja për vendasit do t’i kualifikonte në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, derisa mysafirët kanë arritur të sigurojnë kualifikimin.
E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen mes RB Salzburg dhe Liverpool, transmeton portali arbresh.info.
Cilado nga skuadrat që fiton do arrijë të kualifikohet në 1/16 ndërsa klubi që humbet do kualifikohet në Evropa Ligë.
Në ora 18:55 do të zhvillohen vetëm dy ndeshje, Napoli do të pres në ‘shtëpi’ Genk ndërsa kampioni i Evropës do jetë mysafirë i gjigantit austriak RB Salzburg.
Ndërsa në ora 21:00 do zhvillohen gjashtë ndeshje mjaftë interesante.
Ajax – Valencia
Benfica – Zenit
Chelsea – Lille
Dortmund – Slavia Prague
Inter – Barcelona
Lyon – Rb Leipzig
Kujtojmë që për këto skuadra është ndeshja e fundit në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...