Google ADS

Kryeministri rus kritikon përjashtimin e vendit të tij nga garat sportive

17:11 | 9 Dhjetor 2019
Arbresh.info

“Fakti që të gjitha këto vendime janë duke u përsëritur dhe shpesh kundër atletëve që tashmë janë ndërshkuar, të mos përmendi pika të tjera, jep një ide se është vazhdim i ‘histerisë anti-ruse’ që është bërë kronike”, tha Medvedev.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, e ka quajtur “histeri anti-ruse” vendimin e Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA) për përjashtimin e Rusisë nga ngjarjet e mëdha sportive, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me zëvendësit e tij në Moskë, Medvedev theksoi se agjencia vazhdon të përsërisë të njëjtat masa.

“Fakti që të gjitha këto vendime janë duke u përsëritur dhe shpesh kundër atletëve që tashmë janë ndërshkuar, të mos përmendi pika të tjera, jep një ide se është vazhdim i ‘histerisë anti-ruse’ që është bërë kronike”, tha Medvedev.

Medvedev pranoi se sporti rus ka probleme me dopingun, por ai pret që vendimi i WADA-s të apelohet nga përfaqësuesit rusë.

“Organizat ruse, kompetente në trajtimin e këtyre çështjeve, do të duhet të mendojnë se si vendimi mund të apelohet”, tha kryeministri rus.

Sot, WADA njoftoi vendimin e saj për të përjashtuar Rusinë për katër vite nga garat e mëdha ndërkombëtare. Atletët rusë do të mund të garanojnë nën flamurin neutral, ndërsa zyrtarëve dhe përfaqësuesve të vendit do t’u ndalohet pjesëmarrja.

WADA po ashtu ndaloi Rusinë nga organizimi i ngjarjeve të mëdha gjatë të njëjtës periudhë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme