Conte paralajmëron Barcelonën: Do të japim gjithçka që kemi

15:17 | 9 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se do të bëjnë gjithçka për tu kualifikuar në fazën tjetër në kuadër Ligës së Kampionëve.

Nëse Inter mposhtë Barcelonën do të sigurojnë kualifikimin në 1/16 të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku italian ka thënë se lojtarët do të japin gjithçka dhe shpreson se do arrijnë të kualifikohen.

“Jemi duke luajtur për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve, është moment i rëndësishëm. Duam të jemi ende në garë, lojtarët kanë nevojë për këtë eksperiencë.

“Barcelona mbetet një ndër pesë skuadrat që gjithmonë janë kandidatë për ta fituar tërë garën. Janë skuadër e fortë dhe kanë siguruar kualifikimin. Kjo nënkupton që do të luajnë pa presion dhe mund të na shfaqin probleme”

“Do jetojmë për këtë dit, nesër do ndeshemi me Barcelonën në vendin tonë dhe nëse fitojmë do kualifikohemi. Duhet të përparojmë, disa gjëra kanë ndryshuar. Kur kemi posedimin e topit do ti provojmë ti vendosim në pozitë të vështirë”

Kujtojmë që ndeshja mes Interit dhe Barcelonës zhvillohet në “San Siro” dhe fillon në ora 21:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme