Avokati i Popullit: Në Kosovë nuk ka raste kur udhëheqësit janë dënuar për shkelje të ligjit

15:00 | 9 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut është shënuar edhe në Kosovë.

Me këtë rast një ceremoni ka organizuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, shkruan arbresh.info

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka folur për bashkëpunimin mes OJQ-ve dhe Avokatit të Popullit.

“Janë 3 vite që të gjitha organizatat joqeveritare me avokatin e popullit janë një zë.  Por mungon një koordinim mes akterve kyq dhe nuk ekziston një koordinim mes institucioneve dhe organizatave joqeveritare”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se në vend nuk ka raste kur udhëheqësit dënohen për shkelje të ligjit

“Mund të them se deri më sot nuk ka ndonjë rast që ndonjë udhëheqës është ndëshkuar për shkak se ka shkel ligjin. Ditë më parë kontrolli  Gjyqësorë mbajti një takim ku ishin vet ata qe pranuan që për një rast minimumi duhet të pritet 5 vjet”, tha ai.

E Sadete Demaj-Kajtazi, koordinatore e Zyrës për Qeverisje të Mirë tha se Kosova ka avancuar shume sa i përket të Drejtave të Njeriut.

Sipas saj Qeveria duhet të i jep prioritet kësaj fushe.

“Jemi dëshmitar se Kosova ka avancuar shumë sa i përket të Drejtës së Njeriut, mirëpo problemet i hasim kur vjen tek zbatimi i tyre. Gjithashtu Qeveria është duke i dhënë prioritet, përkundër problemet që kanë ekzistuar në vitet paraprake vërehet një angazhim me i madh ka progres në ketë aspekt duke i pas parasysh rekomandimet e avokatit të popullit. Si zyre jemi në proces të hartimit te një strategjie, gjithashtu ka zhvillime pozitive edhe tek personat me aftësi të kufizuar”, tha ajo./arbresh.info/

Lexo edhe: Zyra e BE në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme